Sport

Emery përgënjeshtron kalimin e tij te Newcastle: “Tani për tani, vetëm interes”…

3 Nëntor 2021, 06:03 Nga DOSJA
Emery përgënjeshtron kalimin e tij te Newcastle: “Tani për

SPANJE – Në fund të ndeshjes së Champions League, të fituar 2-0 ndaj zviceranëve të Young Boys, trajneri i Villarealit, Unai Emery, komentoi thashethemet e fundit të përhapura, se ai është gati të largohet nga “Nëndetësja e Verdhë” për t’u transferuar në ishull në krye të pankinës së Newcastle:

“E vetmja gjë e sigurt është se ata kanë shprehur interes në mua, por nuk kam asnjë lajm tjetër, nuk ka asnjë ofertë. Dhe nëse do të kishte, ajo do të ishte përmes klubit, jam i fokusuar te Villareali, nuk mund të them që po largohem. Do të vazhdoj ta përgatis skuadrën për ndeshjen e La Ligës ndaj Getafes, ky është qëndrimi që do të kem.

Nëse do të vijë një ofertë, do të flisja me presidentin Roig për të marrë një vendim të përbashkët. Së pari, do të konsultohesha me të duke, pasur respekt për ekipin dhe për klubin. Nuk mund të them asgjë më shumë. Më vjen keq që jam në situate të tillë të pakëndshme. Tani për tani ka vetëm një interes dhe asgjë më shumë.”

Përpara ndeshjes Villareal-Yong Boys (2-0), në media dhe portale të ndryshëm, u përfol se Unai Emery ishte përzgjedhur midis kandidatëve, nga sheikët e Newcastle, si trajneri i ri për t’u ulur në krye të pankinës së skuadrën së tyre. Madje, u tha se ndeshja ndaj zviceranëve, do të ishte edhe e fundit për teknikun spanjoll në stolin e “Nëndetëses”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league nga sheikët e newcastle trajneri i villarealit unai emery zviceranëve të young boys champions league nga sheikët e newcastle trajneri i villarealit unai emery zviceranëve të young boys

Sondazh

Poll