Sport

Historike! Beqiri minimalisht me medalje, gjysmëfinalist i Botërorit në Beograd

2 Nëntor 2021, 20:43 Nga DOSJA
Historike! Beqiri minimalisht me medalje, gjysmëfinalist i Botërorit

SERBI- Arritje historike në Kampionatin Botëror të të rriturve në Beograd nuk kanë fund, ndërsa Alban Beqiri, në peshën 67-71 kilogram, është jo vetëm gjysmëfinalist, por për herë të parë dhe medalist. Dhe ky është Alban Beqiri, i cili minimalisht do të marrë medaljen e bronztë dhe maksimalisht të artën, apo të argjendtën.

Alban Beqiri ka bërë një ndeshje fantastike me jordanezin Zejad Eashash. Boksieri shqiptari fitoi 4-1 duke arritur kualifikimin e tij në gjysmëfinale. Më datë 4 nëntor në raundin gjysmëfinal Beqiri do të jetë përballë rusit Musaev, që fitoi 4-1 me indianin Nishant. E finalja e madhe e peshës 67-71 kilogram do të jetë më 6 nëntor, ndërsa kështu tanimë sytë e veshët janë tek Alban Beqiri për ta bërë edhe më të madhe arritjen historike në Kampionatin Botëror të Boksit

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alban beqiri serbi alban beqiri serbi

Sondazh

Poll