Sport

Rikthehet derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana pas 9 vitesh

3 Nëntor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Rikthehet derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana pas 9 vitesh

TIRANE – Rikthehet pas plot 9 vitesh mungesë, një derbi i munguar që pasuron skenën e futbollit shqiptar dhe si për të rikuperuar vitet e mungesës, luhet plot 3 herë brenda këtij muaji, duke nisur nga përballja e kësaj të mërkure në 1/8 e Kupës së Shqipërisë.

Në fushë me dy emrat e mëdhenj zbresin plot 29 Kupa të Shqipërisë, 16 të fituar nga bardheblutë dhe 13 nga dinamovitët, plot 43 tituj kampionë, shifra që shërbejnë për të kuptuar historinë e madhe të kësaj përballjeje që këtë herë shkruan një tjetër akt.

E tashmja përball dy skuadra me ambicie maksimale, Tiranën kryesuese të kampionatit, skuadrën më në formë të momentit, vjen pas 4 fitoreve radhazi, (5 bashkë me atë në Kupë ndaj Shkumbinit) dhe pasi ka pronësuar derbin ndaj Partizanit dhe atë të Shqipërisë në Shkodër, kërkon të shtrijë dominimin edhe në këtë përballje të veçantë.

Mbeten për tu parë zgjedhjet e Orges Shehit, nëse do tju mundësojë frymëmarrje ndonjë prej elementëve që kanë sakrifikuar shumë në një ritëm intensiv ndeshjesh, ndërkohë që shqetësim në kampin bardheblu përbën gjendja e Ismajlgecit, element me vlerë dhe premtues që mbetet i ndalur nga një dëmtim.

Te Dinamo natyrisht që është një përballje që e presin me shumë entuziazëm, emri që përfaqësojnë ka lindur për sfida si këto, edhe pse blutë ende nuk kanë gjetur ritmin e tyre më të mirë në këtë fillim sezoni me një skuadër të ndërtuar me shumë investime, por gjithsesi nga e para.

Për Bledi Shkëmbin nuk do të jetë Sofranac, mungesa e të cilit është ndier shumë në mbrojtje, me blutë që në këtë përballje të parë të Kupës do të kenë dhe shansin për një provë force për sfidën e radhës në kampionat.

Blutë të rikthyer pas shumë kohësh në elitë, luftojnë në të dyja frontet dhe shikojnë te Kupa një shans ideal për trofe, aq më tepër kur kalon përmes një sfide kaq të ndier si ajo me bardheblutë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport derbi dinamo kupa e shqiperise tirana derbi dinamo kupa e shqiperise tirana

Sondazh

Poll