Sport

Gasperini i drejtohet Ronaldos pas golit në shtesë: “Vafsh në djall…”

3 Nëntor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Gasperini i drejtohet Ronaldos pas golit në shtesë: “Vafsh

ITALI – Atalanta ishte shumë pranë një fitoreje historike përballë Manchester United, por festën në fund ia prishi, në njëfarë mënyrë, Cristiano Ronaldo. Gjithsesi, në përfundim të takimit, zikaltrit e Bergamos morën duartrokitje pafund në stadiumin “Gewiss” për spektaklin e ofruar.

“Ishte një mbrëmje fantastike, në fund erdhi goli i Ronaldos. Do të kishte qenë një arritje e pabesueshme, por ne patëm një ndeshje të mrekullueshme. Nëse do të kishim fituar, do të ishte më e mira. Iu afruam. Jemi shumë krenarë, na vjen keq që pësuam në shtesë, do të kishte qenë diçka e madhe.”

Gasperini tregon dhe “përplasjen” që ka pasur në fund të ndeshjes me “yllin” e mbrëmjes, Cristiano Ronaldon:

“Ronaldo? Në fund të lojës iu afrova dhe i thashë: “A e di se i thonë në italisht vafsh në djall? Është lojtar i çmendur. Dikush mund të thotë se është problem, por të kesh një problem të tillë…”

Atalanta renditet në vendin e tretë në Grupin F, por nëse i fiton të dyja sfidat e mbetura ndaj Young Boys dhe Villarealit kalon në fazën tjetër.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta champions league gasperini manchetser united ronaldo atalanta champions league gasperini manchetser united ronaldo

Sondazh

Poll