Sport

VIDEO / 24.800 euro gjobë stolash për derbin, ja sa paguan Tirana dhe sa Partizani

2 Nëntor 2021, 16:24 Nga DOSJA
VIDEO / 24.800 euro gjobë stolash për derbin, ja sa paguan Tirana dhe

TIRANE – Stadiumi “Air Albania” duket se po rikthehet gati për derbin e rradhë, pas dëmtimeve që pati në derbin e madh të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

248 stolat e thyer në këtë ndeshje kanë sjell një dëm të rëndë financiar për klubet respektive, secili stol i dëmtuar i ngarkohet klubeve me nga 100 euro copa dhe respektivisht klubi i Tiranës duhet të paguaj për 179 stolat e thyer në vendin ku ndodhej tifozeria e tyre dhe për 69 stola duhet të paguaj klubi i Partizanit për shkak të thyerjes së tyre.

Tifozeria e kuqe është gjithashtu edhe më e penalizuar në këtë rast duke qenë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e thyerjeve të stolave duke i hedhur në fushë, të mërzitur edhe nga rezultati, ndërkohë që tifozeria bardheblu i ka thyer stolat gjatë momentit të festimit të golit në atë ndeshje.

Gjithësesi punonjësit e “Air Albania”-s kanë punuar ditën e martë për t’i zëvendësuar këto stola që gjithcka të jetë gati në kushte optimale për tifozeritë për derbin e ashtuquajtur të vogël të kryeqytetit atë me Dinamon që do të luhet ditën e mërkurë për Kupën e Shqipërisë.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #partzani air albania derbi gjoba tirana #partzani air albania derbi gjoba tirana

Sondazh

Poll