Sport

Haaland dhe Dortmund, Kehl flet: “Ne do të luftojmë për ta mbajtur atë”

2 Nëntor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Haaland dhe Dortmund, Kehl flet: “Ne do të luftojmë për ta

GJERMANI – Ai është aktualisht sulmuesi më i kërkuar në botë, objektivi numër 1 i Real Madridit dhe ëndrra e shumë klubeve të tjera të mëdha. Të gjithë e imagjinojnë Erling Haaland në qendër të repartit të tyre sulmues, për të qenë në gjendje të synojnë trofe në të tashmen dhe në të ardhmen.

Norvegjezi ka kontratë deri në vitin 2024 me Borussia Dortmundin, por klauzola e lirimit prej 75 milionë eurosh nuk e lejon klubin gjerman, nisur nga fuqia ekonomike e disa kërkuesve, të flejë i qetë.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur që djali të kuptojë se jemi një nga zgjedhjet më të mira për rritjen e tij”,- deklaroi drejtori sportiv Sebastian Kehl për “Bild”.

Këtu ai mund të përmirësohet shumë më tepër në ‘paqe’ dhe ne mendojmë se mund ta bindim. Me siguri do të luftojmë dhe do të bëjmë gjithçka për të vazhduar me të. Ende nuk është marrë një vendim, na duhet ende kohë”.

Prandaj, klubi verdhezi i Borussia Dortmundit është duke punuar shumë për të mos e humbur atë, por një tjetër seancë e tregut të transferimeve është përpara.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borussia dortmundin drejtori sportiv sebastian kehl erling haaland klubi verdhezi real madridit shumë klubeve të tjera të mëdha sulmuesi më i kërkuar në botë të repartit të tyre sulmues tregut të transferimeve borussia dortmundin drejtori sportiv sebastian kehl erling haaland klubi verdhezi real madridit shumë klubeve të tjera të mëdha sulmuesi më i kërkuar në botë të repartit të tyre sulmues tregut të transferimeve

Sondazh

Poll