Politike

VD-VKM/Krijohet Agjensia e re, Manastirliu:Fillon punë në janar, kontrollojmë mjekët

27 Tetor 2021, 12:11 Nga DOSJA
VD-VKM/Krijohet Agjensia e re, Manastirliu:Fillon punë në janar,

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga janari do të nisë punën Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve, që sipas saj, do të kontrollojnë bluzat e bardha. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manastirliu tha me instrumentin e ri do të kontrollohen ekspertët e shëndetit.


“Kemi hapur rrugën për krijimin e Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve. Është krijuar me qëllim për shkrirjen e disa insitutcioneve. Do të akreditojmë të gjithë institucionet e kujdesit në një periudhë të shpejtë kohore. Agjensia e re që do të fillojë punë në janar, do të ketë mundësi që të zgjerojë bazën e saj, janë 6000 mijë mjekë dhe 13 mijë inferimierë që preken pasi do të kemi një panoramë të kurrikulës dhe trajnimeve për ekspertët e shëndetit. Me këtë sigurohemi që qytetarët marrin shërbime cilësore. Dje kanë mbërritur 116 mijë vaksina Pfizer. 2.4 milionë vaksina deri më tani kanë ardhur në Shqipëri. Nga 1 nëntor do të bëjmë dozat e treta nga mosha +60 vjeç. Do hapet edhe fasha +16 vjeç. E gjitha fillon nga data 1 nëntor,“-tha Manastirliu.

LAJMI KRYESOR: VKM/ 700 mln euro eurobond, ende s’ka datë! Në nëntor ndahen banesat e Rindërtimit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manastirliu vkm 27 tetor 2021 ogerta manastirliu vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll