Politike

VD-Eurobondi/ Delina Ibrahimaj: S’kemi ende një datë se kur do të dalim në treg

27 Tetor 2021, 12:05 Nga DOSJA
VD-Eurobondi/ Delina Ibrahimaj: S’kemi ende një datë se kur do

TIRANË– Ende nuk ka një datë se kur qeveria do të dalë në tregun ndërkombëtar për eurobondin 700 mln euro. E gjithë çfarë dihet deri më tani, sipas ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se Shqipëria do të dalë në treg në fillim të nëntorit. Gjithashtu sot u vendos marrja  e një granti nga Gjermania për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal duke nxitur punësimin dhe arsimin profesional.


“Procesi po ndiqet dita-ditës. Nuk kemi ende një datë se kur do të dalim në treg, do të vendoset pas këshillimin me ekspertët e huaj. Projektvendimi i dytë ka të bëjë më nxitjen e punësimit, arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik të biznesit të vogël. Një grant nga Gjermania prej 1.25 mln euro synon zhvillimin e qëndrueshëm rajonal”, tha Delina Ibrahimaj.

LAJMI KRYESOR: VKM/ 700 mln euro eurobond, ende s’ka datë! Në nëntor ndahen banesat e Rindërtimit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delina ibrahimaj vkm 27 tetor 2021 delina ibrahimaj vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll