Politike

VD-Banorët dalin çdo ditë në protestë/Balluku:Kemi parashikuar shpronësime tek Unaza

27 Tetor 2021, 12:03 Nga DOSJA
VD-Banorët dalin çdo ditë në protestë/Balluku:Kemi

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpronësimi për dy linjat 110 kilovolt dhe 220 kilovolt. Në një konferencë për shtyp, fill pas mbledhjes, ajo u shpreh se investimi është kritik, ndërsa shtoi se për shpronësimet është alokuar një fond edhe për projektin e Unazës. Sipas saj, për të gjitha investimet parashikohet edhe fondi i shpronësimeve duke i kthyer përgjigje edhe banorëve të zonës së Laprakës, të cilët çdo ditë dalin në protestë.


KONFERENCA:

Balluku: Sot është marrë venidimi për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion 10 mld lekë. Ajo që ne po bëjmë është po krijojmë mundësi për të arritur dhe siguruar sasi dhe kontrata të gjata. Dy projekt vendime janë edhe shpronësimet që i hapin rrugën ndërtimit të dy linjave. I konsiderojmë investime kritike. bursave. Kanë kaluar edhe projektligji për shpronësimet për dy linjat 110 kilovolt dhe 220 kilovolt. Ne i konsiderojmë investime kritike, pasi investimet e tjera janë stopuar. Prioritet është krijimi i mburojës për abonentët familjarë dhe biznesi i vogël. Të gjitha investimet e tjera janë të stopuara dhe të ndaluara për nëj moment të dytë. Prioriteti ynë është krijimi i mburojës për konsumatorët. Dua të përmend edhe dy ndryshime që kemi bërë në VKM. Të dy ndryshimet janë bërë për të facilituar investimet vendase. Paratë dhe eksperienca nuk do të jenë më në kushte për të siguruar garë të barabartë.

Pyetje: A është parashikuar një fond për unazën e madhe për shpronësime?

Balluku: Sot të gjitha projektet bazohen në studime të mirëfillta. Kështu të gjitha projektet që do të nisen kanë parashikuar edhe shumën e shpronësimeve.

LAJMI KRYESOR: VKM/ 700 mln euro eurobond, ende s’ka datë! Në nëntor ndahen banesat e Rindërtimit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku vkm 27 tetor 2021 belinda balluku vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll