Politike

VD-Rindërtimi, Ahmetaj: Bashkitë të organizojnë shortet publike, nis muajin që vjen

27 Tetor 2021, 11:50 Nga DOSJA
VD-Rindërtimi, Ahmetaj: Bashkitë të organizojnë shortet

TIRANË– Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që nga data 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe shtëpi të ndërtuara në kuadër të procesit të Rindërtimit. Sipas Ahmetajt, familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.


Filloi procesi i kalimeve të rindërtuara që i kalojnë qytetarëve për administrim në vazhdim. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e Rindërtimit. Në vigjilje kemi procesuar për të kaluar në pronësi të plotë shtëpi dhe njësi. Si do të bëhet shpërndarja? Një është lista prioritare trajtohen familjet me ndihmë ekonomike, me nëna kryefamiljare etj. Për këto shpërndarja bëhet menjëherë, ndërsa për pjesën tjetër do të bëhet me short publik. Është detyrë dhe përgjegjësi e bashkisë që të organizojnë shortet publike për të shpërndarë apartamentet. Vetëm në 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente. Do ta vijojmë procesin gjatë dhjetorit,“-tha Ahmetaj.

KONFERENCA:

Pyetje: Ujësjellësat kanë borxhe, a nuk është borxh publik i fshehur. Pse duhen punësuar 12 mijë punonjës të rinj gjatë vitit të fundit?

Ahmetaj: Nuk ka borxhe të papaguara, janë punë në proces. Në të njëjtën kohë dua t’ju them se me buxhetin e këtij viti do të ketë pagesa shumë të mëdha. Më besoni që edhe avancimi i punëve do të jetë i përputhur me pagesat për detyrimet. Ministrja dhe kryeministri do të paraqesin edhe reformën e ujit. Buxheti i 2022 është më i madhi në historinë e Shqipërisë, do ta quaja buxhetin e dixhatilizmit dhe infrastrukturës gjigande. E shumë të tjera. Pa asnjë dyshim mund t’ju them që jemik para buxhetit më të madhe në historinë e Shqipërisë. Fokusohet tek shërbimet e qytetarëve.

Pyetje: Sa para janë thithur nga donatorët për tërmetit, a ishte i nevojshëm një fond tjetër nga buxheti?

Ahmetaj: Janë disbursuar të gjitha grantet, janë të gjithë në proces pune. Nuk kemi asnjë kontratë të pafirmosur. Janë 3 projekte kredi që janë negociuar brenda të gjithë kuadrit të vitit 2020 dhe sigurisht që pjesa tjetër ka shkuar dëmi 1.15 mld. Donatorët kanë sjellë afërsisht 300 mln euro, pjesa tjetër merret nga buxheti i shtetit.

LAJMI KRYESOR: VKM/ 700 mln euro eurobond, ende s’ka datë! Në nëntor ndahen banesat e Rindërtimit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj vkm 27 tetor 2021 arben ahmetaj vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll