Sport

Skandali me videot intime të Valbuenas, prokurori burgos Karim Benzema-n

21 Tetor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Skandali me videot intime të Valbuenas, prokurori burgos Karim Benzema-n

FRANCË-Prokurori që merret me gjyqin në lidhje me ‘sex-tape’ të Valbuena-s kërkoi një dënim me burg prej 10 muajsh për Karim Benzema dhe një gjobë prej 75,000 eurosh. Futbollisti i Real Madrid akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë ka shantazhuar ish-shokun e skuadrës në përfaqësuesen franceze se do t’i publikoheshin videot intime.

Avokati i sulmuesit deklaroi se Benzema është i informuar dhe se ai nuk ishte në Versajë për shkak të angazhimeve profesionale: “Ai po ndjek gjyqin nga Madridi, ai po përgatit ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Barcelonës.

Klienti mund të kishte kërkuar shtyrjen e seancës por nuk e bëri. Mbaj mend që Karim Benzema ka kërkuar katër herë në këto gjashtë vite një përballje me zotin Valbuena të cilën gjykatësi e ka refuzuar gjithmonë, duke thënë se ishte e padobishme”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport benzema valbuena' benzema valbuena'

Sondazh

Poll