Sport

Conference League, sfida intriguese: Roma sfidon Bodo/Glimt, Tottenham drejt Vitesse

21 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Conference League, sfida intriguese: Roma sfidon Bodo/Glimt, Tottenham drejt

ZVICER – Edhe Conference League luan sot ndeshjet e ditës së tretë të fazës së grupeve. Roma do të udhëtojë drejt vendin nordik për të sfiduar norvegjezët e Bodo/Glimt.

Skuadra e Jose Mourinhos do të kërkojë të harrojë humbjen e polemizuar ndaj Juventusit në kampionat, teksa synon të fitojë këtë ndeshje dhe për të përforcuar akoma më shumë pozicionin e saj në krye të klasifikimit në grupin “C”.

Po sot do të luhet edhe sfida mes Vitesses dhe Tottenham, e vlefshme për grupin “G” të këtij kompeticioni. Skuadra londineze pret të ketë një ndeshje delikate me holandezët, me të cilët ndahet vetëm nga 1 pikë. Tottenham është me 4 pikë, pas dy ndeshjeve të para. Ndërkohë që Vitesse ka 3 pikë, kështu që fitorja është opsioni kryesor i skuadrës së drejtuar nga Nuno Espirito Santo.

Në grupin “H”, Bazeli do të presë Omonian e Nikosisë, në një sfidë, ku do të kërkojë të marrë 3 pikët, në mënyrë që të vijojë rivalitetin me Qarabag për vendin e parë në grup. Bazeli ka 4 pikë, po aq sa edhe Qarabagu, që kryeson dhe që do të luajë me Kairat, kështu që skuadra zvicerane do të tentojë të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

Po sot do të luhen edhe sfida të tilla, si Partizan i Beogradit dhe Gent, Cluj dhe Alkmaar apo ajo mes Feyenoordit dhe Union Berlin. Ndeshjet e Conference League, ashtu sikurse edhe ato të Europa League do të transmetohen në platformën “Digitalb”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “olimpico” conference league feyenoordit dhe union berlin grupin c omonian e nikosisë roma do të presë norvegjezët e bodo/glimt skuadra e jose mourinhos vitesse ka 3 pikë vitesses dhe tottenham “olimpico” conference league feyenoordit dhe union berlin grupin c omonian e nikosisë roma do të presë norvegjezët e bodo/glimt skuadra e jose mourinhos vitesse ka 3 pikë vitesses dhe tottenham

Sondazh

Poll