Sport

Edhe pse i vaksinuar, Nagelsmann me Covid, kthehet me aero-ambulancë nga Lisbona!

21 Tetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Edhe pse i vaksinuar, Nagelsmann me Covid, kthehet me aero-ambulancë nga

GJERMANI –Klubi bavarez ka bërë të ditur gjithçka nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ka shkruar:

“Pavarësisht se është vaksinuar në mënyrë komplete, Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Trajneri do të kthehet në Mynih i veçuar nga skuadra, në një aero-ambulancë dhe do të izolohet në shtëpi”.

Të shtunën, në javën e 9-të të Bundesligës, Bayern do të ndeshjet me Hoffenheim, ndërsa javën e ardhshme përballet me Borussia Moenchengladbach në Kupën e Gjerrmanisë dhe pastaj me Union Berlin sërish në Bundesliga.

Ndihmësit e tij Dino Toppmoeller dhe Xaver Zembrod do të të zëvendësojnë trajnerin Julian Nagelsmann, siç ndodhi edhe në ndeshjen e Lisbonës ndaj Benfica, ku bararezët fituan 4-0.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borussia moenchengladbach hoffenheim ino toppmoeller dhe xaver zembrod julian nagëlsmann klubi bavarez pozitiv në testin për covid-19 trajner i bayern munich borussia moenchengladbach hoffenheim ino toppmoeller dhe xaver zembrod julian nagëlsmann klubi bavarez pozitiv në testin për covid-19 trajner i bayern munich

Sondazh

Poll