Sport

“Të të ishte larguar më herët”! Chiellini bën deklaratën e fortë për Ronaldon

21 Tetor 2021, 13:21 Nga DOSJA
“Të të ishte larguar më herët”! Chiellini

TORINO-Pavarësisht tre fitoreve dhe pikëve të plota në grupin e Champions League, Giorgio Chiellini nuk e fsheh kënaqësinë në mikrofonat e DAZN, në një bisedë të gjatë me Diletta Leotta-n.

Juventus ishte protagonist i një starti të dobët në kampionat, me rezultatet që sigurisht nuk i pëlqyen Allegrit,megjithatë skuadra duket se e ka gjetur ritmin dhe po mundohet të rivalizojë çdo kundërshtar. Giorgio Chiellini u ndal pak edhe te largimi i Cristiano Ronaldos, kapiteni i bardhezinjëve habiti disi me përgjigjen e tij.

“Ai u largua më 28 gusht, krijoi një tronditje në skuadër. Më mirë të ishte larguar ndoshta më 1 gusht, do të ishim përgatitur dhe nuk do të kishim problemet e fillim sezonit. Ai kishte nevojë për stimuj të rinj dhe një ekip që do të luante për të.” Përfundoi mbrojtësi i Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport chiellini juventus ronaldo chiellini juventus ronaldo

Sondazh

Poll