Sport

Trajneri i kuqezinjve, Edy Reja, përzgjedh skuadrën favoriten për “Scudetton”…

21 Tetor 2021, 17:06 Nga DOSJA

ITALI – Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Edy Reja, me mjaft përvojë në futbollin Italian, ka folur në mikrofonin e “Radio Marte” për situatën aktuale të Serie A.

Ai i ka bërë një analizë skuadrave për atë çfarë kanë paraqitur, duke bërë edhe një parashikim për skuadrën favorite për të fituar “scudetton” në futbollin italian.

“Pas Avellino-Napoli, isha shumë i zhgënjyer, kisha dëgjuar edhe për situata të tjera, që më kishin krijuar mendimin se Napoli nuk mund të kthehej në majë dhe unë isha i dëshpëruar. Por, për fat të mirë qëndrova,”- është shprehur fillimisht ai.

Më pas, Reja i rikthehet aktualitetit të lumtur të drejtuesve të Napolit: “Lojtarët janë në top-formë fizike, vrapojnë si të çmendur. Shoh një ekip, në krahasim me vitet e tjera, shumë më konkret. Titulli? Jemi në fillim, por me sa po shohim, Napoli është më i miri. Pastaj vijnë të tjerët. Atalanta është pak e vonuar, Juventusi edhe më shumë vonë”.

Lojtari më i fortë që keni stërvitur? “Unë stërvita Pirlon, Klose, i cili nuk kishte imagjinatë të madhe, por kishte nuhatje të jashtëzakonshme në zonë. Sigurisht edhe Hamsik ishte gjithashtu një nga më të fortët. Raporti me De Laurentiis? Jemi shumë të afërt. A isha pranë kthimit te Napoli? Kishte mundësi, por jo pas Ancelottit”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta është pak e vonuar avellino-napoli italiani edy reja juventusi edhe më shumë vonë stërvita pirlon të serie a trajneri i kombetares shqiptare atalanta është pak e vonuar avellino-napoli italiani edy reja juventusi edhe më shumë vonë stërvita pirlon të serie a trajneri i kombetares shqiptare

Sondazh

Poll