Sport

Kuqezinjtë Theo Hernandez dhe Brahim Diaz vazhdojnë me Covid, kthehet sulmuesi kroat

21 Tetor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Kuqezinjtë Theo Hernandez dhe Brahim Diaz vazhdojnë me Covid, kthehet

ITALI –Mbrojtësi i kuqezinjve, Theo Hernandez, u infektua me virusin ndërsa ishte me kombëtaren e Francës në finalet e Nations League.

Ai rezultoi pozitiv në 13 tetor, ndërsa dy ditë më pas, më 15 tetor, edhe fantazisti spanjoll Brahim Diaz del i infektuar me koronavirus. Kuptohet, pas këtyre analizave, të dy futbollistët u izoluan.

Sipas raporteve të fundit nga “Sky Sport Italia”, sot, të dy lojtarët e Milanit kanë kryer testet anti-Covid dhe përsëri dolën pozitivë. Raportohet gjithashtu, se kuqezinjtë kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat, por nuk kanë qenë imunë për të parandaluar e infeksionit.

Gjithsesi, ka një lajm të mire në kampin kuqezi të Milanit. Sulmuesi kroat Ante Rebic, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Veronës në kavilje, çka e bëri të humbasë sfidën me Porton për Champions League, është duke u përmirësuar. Me gjasa ai do të jetë në stol të shtunën kundër Bolognas, gjithnjë në funksion të gjendjes së Zlatan Ibrahimovicit.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “sky sport italia” fantazisti spanjoll brahim diaz i infektuar me koronavirus kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat kroat ante rebic mbrojtësi i kuqezinjve me kombëtaren e francës në finalet e nations league testet anti-covid theo hernandez zlatan ibrahimoviçit “sky sport italia” fantazisti spanjoll brahim diaz i infektuar me koronavirus kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat kroat ante rebic mbrojtësi i kuqezinjve me kombëtaren e francës në finalet e nations league testet anti-covid theo hernandez zlatan ibrahimoviçit

Sondazh

Poll