Sport

Infantino rinis fushatën për Kupën e Botës çdo dy vjet: Po e bëjmë për fëmijët…

21 Tetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Infantino rinis fushatën për Kupën e Botës çdo dy

EUROPË-Një konferencë që zgjati më shumë se një orë për të mbrojtur kauzën e Kupës së Botës çdo dy vjet, e mbështetur nga disa, por kundërshtuar fort nga UEFA dhe klubet. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pas qëndrimit të ashpër të futbollit europian dhe ai i Amerikës së Jugut kundër propozimit, mori fjalën për të shpjeguar të gjitha përfitimet që do të sillte një Kupë Bote çdo dy vjet.

FJALA E GIANNI INFANTINOS

“Ne do të diskutojmë projektin e një kalendari të ri ndërkombëtar në një samit të thirrur posaçërisht më 20 dhjetor me 211 federatat e futbollit. Pëlqimi i të gjithëve është i nevojshëm. Ne duhet të sigurohemi që tifozët të vazhdojnë të tërhiqen nga futbolli, kjo është arsyeja pse ka ardhur koha për të kërkuar një kalendar më të mirë. Jo me më shumë ndeshje, por me gara dhe ndeshje të bukura.

Futbolli duhet të vazhdojë të përmirësohet. Ne do të ndryshojmë diçka vetëm nëse jemi të bindur se të gjithë mund të përfitojnë. Futbolli është një lojë pasioni – vazhdoi numri një i FIFA-s. “Të gjithë duhet ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet, ne duhet të jemi të bashkuar sepse po flasim për një lojë globale të dashur nga miliarda njerëz. është një bisedë për fëmijët tanë. Duke parë të ardhmen, duke qenë të sigurt se fëmijët e fëmijëve tanë do të vazhdojnë ta duan lojën që ne duam sot. është një sfidë, brezat e rinj kanë interesa të reja. Duhet të japim organizata më domethënëse për tifozët, sepse të gjithë ne jemi tifozë.” Përfundoi Infantino.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fifa infantino fifa infantino

Sondazh

Poll