Sport

2800 km larg, 0 gradë dhe fushë sintetike! Mourinho than së ftohti në Norvegji

21 Tetor 2021, 16:03 Nga DOSJA
2800 km larg, 0 gradë dhe fushë sintetike! Mourinho than së

NORVEGJI– Në raundin e tretë të Conference League, Roma do të luajë në Norvegji ndaj Bodo/Glimt, ekipin që fitoi kampionatin e fundit kombëtar të vendit të tyre pas shumë dekadash. Një transfertë e vështirë jo për nivelin e kundërshtarit, por për shkak të distancës.

Dy qytetet janë të largëta rreth 2800 km, por edhe kushtet e pafavorshme të motit. Takimi që do të luhet në orën 18:45, mund të arrijë në 0 ºC. Në anën tjetër, Mourinho postoi një video në Instagram: Familja jonë zbarkoi në Bodo. Ftohtë? Me erë? Fusha artificiale? Nuk na intereson, le të luajmë dhe t’u japim njerëzve atë që duan … futbollin … 400 tifozë të Romës udhëtuan … kjo është dashuri … Faleminderit shumë”.

 

 

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Por të gjithë nuk ishin të lumtur, Mancini fajësoi sezonin e kaluar që zhvilluan. “E meritojmë të luajmë në këtë fushë dhe stadium,por edhe në këto temperatura, sepse kjo do të thotë që vjet kemi bërë një sezon m*ti!”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll