Sport

Si në filmat aksion, Barcelona kërkon ndihmën e agjentit izraelit për… Mbappe-n

21 Tetor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Si në filmat aksion, Barcelona kërkon ndihmën e agjentit izraelit

BARCELONË– Barcelona po tenton të bëjë surprizën e madhe. Klubi katalanas ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e Kylian Mbappe-s. E ardhmja e kampionit francez ishte e shkruar me Real Madrid, por sipas “As” Barcelona po mendon lëvizjen surprizë.

Strategjia e zbuluar sipas “As” do të ishte kjo: t’i besojë operacionin agjentit izraelit Pini Zahavi, atij që kreu transferimin e Neymar nga Barça te PSG për 222 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, dhe për t’i ofruar Mbapesë një bonus transferimi prej 90 milionë eurosh.Sidoqoftë, të mendosh se katalanasit mund të bëjnë një transferim të tillë në një periudhë ku ata rrezikuan të falimentonin duket e vështirë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona mbappe barcelona mbappe

Sondazh

Poll