Sport

Basketbolli “azzurr” në ‘shock’, Moraschini, rezulton pozitiv me doping…

21 Tetor 2021, 15:55 Nga DOSJA

ITALI – Basketbollisti i kombëtares së Italisë, Roberto Moraschini dhe i “Olimpias”, siç quhej më parë skuadra “Armani Jeans” e Milanos, ka rezultuar pozitiv nga një kontroll dopingu, i kryer më 6 tetor në Assago, gjatë një seance stërvitore.

Kjo u njoftua nga “Nado Italia”. Substanca e gjetur është ‘Clostebol’, një steroid anabolik. “Nado Italia” ka komunikuar parregullsinë në lidhje me Moraschini, i cili do ta detyrojë basketbollistin “azzurr” të ndërpresë aktivitetin sportive për një kohë që aktualisht nuk është përcaktuar.

Lajm i papritur ndëshkon lojtarin dhe klubin që i përket. Për momentin, asnjë gjobë dhe asnjë sanksion nuk është përcaktuar në lidhje me shkeljen e rregullores anti-doping, por këto do të vijnë në mënyrë të pashmangshme.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘clostebol’ “nado italia” basketbollisti i kombëtares së italisë një steroid anabolik pozitiv nga një kontroll dopingu roberto moraschini skuadra “armani jeans” e milanos ‘clostebol’ “nado italia” basketbollisti i kombëtares së italisë një steroid anabolik pozitiv nga një kontroll dopingu roberto moraschini skuadra “armani jeans” e milanos

Sondazh

Poll