Sport

Shishe qelqi dhe karrige kokës, presidenti i Union Berlin sulmohet nga tifozët e…

21 Tetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Shishe qelqi dhe karrige kokës, presidenti i Union Berlin sulmohet nga

HOLANDË-Incident në prag të ndeshjes mes Union Berlin dhe Feyenoord në Conference League. Përfaqësues të klubit gjerman, mes të cilëve edhe anëtarë të bordit drejtues, janë sulmuar mbrëmë në një restorant në Roterdam.

Siç u konfirmua nga një zëdhënës i policisë, dhjetëra tifozë hodhën karrige dhe shishe qelqi në drejtim të zyrtarëve të Union Berlin dhe një grua pësoi dëmtime të lehta në kokë dhe u dërgua në spital. Një nga autorët, një 25-vjeçar nga Roterdami, u arrestua dhe, sipas mediave holandeze, presidenti i Union Berlin Dirk Zingler ishte mes 25 personave të sulmuar.

 

Rotterdam. 20.10.2021
The day before the match in the Conference League between Feyenoord and Union Berlin, Feyenoord hooligans attacked a bar in Rotterdam where 25 Union Berlin delegates were eating, including 2 club bosses, Dirk Zingler and Oskar Kosche. One person was injured. pic.twitter.com/Zdi87kV7kE

— HooligansTV (@HooligansTV_eu) October 21, 2021

Klubi holandez më pas kërkoi falje në një deklaratë zyrtare: “Një ngjarje krejtësisht e dënueshme, fajtorët e së cilës duhet të gjenden dhe të ndëshkohen”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport feyenoord holande union berlin feyenoord holande union berlin

Sondazh

Poll