Sport

“Nuk shkarkohet edhe po humbi derbin”! Gazmend Demi çliron nga presioni Ilir Dajën

21 Tetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
“Nuk shkarkohet edhe po humbi derbin”! Gazmend Demi çliron

TIRANË-Presidenti i Partizanit,Gazmend Demi ka ndërhyrë përmes një lidhje telefonike në emisionin “Skaner”. Kreu i klubit kryeqytetas deklaroi se Ilir Daja nuk do të lëvizë nga drejtimi i të kuqve edhe nëse nuk merr një rezultat pozitiv në derbi ndaj Tiranës. Një besim i tillë do e qetësojë trajnerin për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen,që për tifozët vlen më tepër se tre pikë.

“Daja ka përkrahjen time brenda rregullave që ka loja, ka përkrahjen e drejtorit. Të themi ne, ka probleme apo s’ka. Jemi në fillim të kampionatit. Nëse doni barcaleta, më merrni mua ose drejtorin. Ilir Daja është më i miri, fati s’e ka ndihmuar. Edhe mua s’më pëlqeu ndeshja me Kukësin. Daja s’ka asnjë problem.

Derbi, rezultat negativ? Kjo e Tiranës, e kam thënë edhe një herë. Sa të jem unë, nuk fiton Tirana. Kjo është ndeshje radhe. S’ka ndonjë çudi të madhe, të humbë apo të fitojë. Po nuk është çudi e madhe, s’është ndonjë qamet po nuk fitoi. Besoj se këtë herë do të na fitojë edhe fati.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ilir daja partizani tirana ilir daja partizani tirana

Sondazh

Poll