Sport

Renditja e FIFA-s për tetorin: Shqipëria ngjitet 3 vende, Kosova zbret 4 shkallë…

21 Tetor 2021, 10:48 Nga DOSJA

ZVICER – FIFA ka publikuar renditjen e saj të re “FIFA Coca Cola” për tetorin, ku për bazë janë marrë rezultatet e arritura nga ekipet kombëtare, gjatë eventeve të këtij muaji.

Kështu, falë fitores 1-0 ndaj Hungarisë në transfertën e Budapestit, si dhe humbjes 0-1 në sfidën e fundit ndaj Polonisë në stadiumin “Aiar Albania”, kuqezinjtë e Shqipërisë janë ngjitur tri shkallë, duke u renditur të 63-tët, ndërkohë që ishin në vendin e 66-të.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës, pas humbjes 0-3 ndaj Suedisë dhe hapit fals ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”, ku u mundën 1-2, kanë zgjitur në renditje. Dardanët renditen në vendin 113-të, ndërsa muajin e kaluar ishin të 109-tët.

Sakaq, renditjen “FIFA Coco Cola” vazhdon ta kryesojë ende Belgjika, e ndjekur nga Brazili, ndërsa podiumin e mbyll Franca, e cila fitoi Nations League. Në vendin e katër ka kaluar Italia, në të pestin Anglia dhe në të gjashtin Argjentina.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ërfaqësuesja e kosovës falë fitores 1-0 ndaj hungarisë fifa ka publikuar humbjes 0-1 në sfidën e fundit ndaj polonisë humbjes 0-3 ndaj suedisë ku u mundën 1-2 kuqezinjte e shqiperise në “fadil vokrri” në stadiumin “aiar albania” në transfertën e budapestit renditjen “fifa coco cola” renditjen e saj të re “fifa coca cola” rezultatet e arritura nga ekipet kombëtare ërfaqësuesja e kosovës falë fitores 1-0 ndaj hungarisë fifa ka publikuar humbjes 0-1 në sfidën e fundit ndaj polonisë humbjes 0-3 ndaj suedisë ku u mundën 1-2 kuqezinjte e shqiperise në “fadil vokrri” në stadiumin “aiar albania” në transfertën e budapestit renditjen “fifa coco cola” renditjen e saj të re “fifa coca cola” rezultatet e arritura nga ekipet kombëtare

Sondazh

Poll