Sport

2 Gusht 2021, 12:57 Nga DOSJA

EUROPË– Skuadrat shqiptare do të luajnë mundësitë e tyre në Conference League për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion të ri. Skuadra durrsake do të luajë në raundin e tretë ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers dhe në rast kaulifikimmi do të përballet me skuadrën humbse të çiftit Omonia-Flora Talin për “Play-Off-in” e Conference League.

Janë zbuluar edhe rivalët e Prishtinës, në rast kualifikimi ndaj Bodo Glimit. Ashtu si Teuta, kampionët në fuqi të Kosovës, do të përballen me skuadrën humbse të çiftit Mura-Zalgiris. Kujtojmë që Mura eliminoi Shkëndijën në raudin e parë të Champions-it.

Ndërkohë për sa i përket Laçit, skuadra e Shpëtim Duros, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlehtit do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitese-Dundalk.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league laçi prishtina teuta conference league laçi prishtina teuta

Sondazh

Poll