Sport

Skandal në Lojërat Olimpike, një numër i atletëve kapen duke konsumuar alkol në Fshatin Olimpik

2 Gusht 2021, 10:18 Nga DOSJA
Skandal në Lojërat Olimpike, një numër i atletëve kapen

JAPONI-Pas paraqitjes së jashtëzakonshme kundër Argjentinës, me 48 pikë në debutimin e tij në Olimpiadë, basketbollisti Luka Doncic përfundoi në qendër të polemikave për disa imazhe që u publikuan në lidhje me një festë që u mbajt në Fshatin Olimpik me alkool, nargjile dhe pa asnjë masë anti-Covid.

Megjithatë rasti i sllovenit nuk është i vetmi, sepse Toshiro Muto, drejtori i përgjithshëm i Lojërave Olimpike ka konfirmuar se një numër i konsiderueshëm i atletëve janë zënë duke konsumuar alkool brenda Fshatit Olimpik, pa përmendur emra.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në park brenda Fshatit dhe ata po pinin alkooli dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, ka thënë ai.”Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”. Atletët që kanë konsumuar alkool pritet që të pezullohen dhe të përballen me masa disiplinore.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport doncic tokio 2020 doncic tokio 2020

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...