Sport

Kane-Tottenham, tani nis “lufta”… Sulmuesi nuk paraqitet në stërvitje, Manchester City bën gati milionat

2 Gusht 2021, 11:37 Nga DOSJA
Kane-Tottenham, tani nis “lufta”… Sulmuesi nuk paraqitet

ANGLI-Telenovela Kane është pasuruar me një episod të ri. Siç shpjegon Sky Sports, anglezi nuk u shfaq në seancën e fundit të Tottenham ditën kur do të kthehej nga pushimet pas Kampionatit Europian. Sulmuesi i jep një sinjal në distancë drejtuesve se ai kërkon largkimin.Një metodë që shpesh herë është diskutuar, por në vitet e fundit ka pasur efektet e dëshiruara.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë mendon protagonisti tjetër i madh i kësaj historie, presidenti i Spurs, Levy. Futbollisti anglez ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe sulmuesi nuk e mendon të qëndrojë edhe tre vjet të tjera, ai mund të vendosë të mbajë Kane, por rrezikon shumë. Mendohet se Manchester City është i gatshëm të ofrojë deri në 150 milionë euro, shifër që do ta bënte presidentin e Tottenham të dorëzohej pa kushte.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kanë tottenham kanë tottenham

Sondazh

Poll