Sport

‘Tentuan të më rrëmbenin’/ Atletja bjelloruse është e sigurtë, e ruan Policia e Tokios, refuzoi të shkonte në shtëp

2 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
‘Tentuan të më rrëmbenin’/ Atletja bjelloruse

JAPONI– Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya ka frikë se do të burgoset nëse detyrohet që të kthehet në vendin e saj, pasi iu dërgua një urdhër për t’u kthyer në atdhe pas kritikave që i bëri trajnerëve. Tsimanouskaya iu lut policisë së aeroportit që të ndërhynin në momentin kur anëtarë të skuadrës nga vendi i saj po përpiqeshin që ta fusnin në avion.

Tsimanouskaya, një vrapuese në 200 metra, u ankua në Instagram se trajnerët u përpoqën që ta detyronin t’i bashkohej garës për dyfishin e distancësn, por ajo nuk pranoi se nuk kishte përvojë. Pas rrëmujës së bërë në aeroport, atletes i ka ofruar azil politik Polonia dhe Republika Çeke, por aktualisht e reja po qëndron në një hotel në aeroport duke humbur edhe ditën e saj të garës.

Në një deklaratë, Komiteti Olimpik në Bjellorusi pretendoi se e vetmja arsye përse donin kthimin e saj në vendin, ishte për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe psikologjike.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka vendosur kontroll të plotë në vendin e tij që prej vitit 1994. Por në vitin që lamë pas u përball me protestat më të mëdha ndonjëherë, që u pasuan nga humbja e tij e zgjedhjeve. Megjithatë ai nuk e pranon rezultatin dhe pretendon për manipulimin e votimeve, ndërsa udhëroi që të goditen të gjithë kundërshtarët e tij. Mes protestuesëve kishte dhe atletë bjellorusë, të cilët u burgosën, duke përfshirë basketbollisten olimpike Yelena Leuchanka dhe sportistin Andrei Krauchanka. Të tjerët humbën punësimin e tyre në shtet ose u hoqën nga ekipet kombëtare për mbështetjen që i dhanë opozitës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport krystsina tsimanouskaya krystsina tsimanouskaya

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...