Sport

Lille kthehet në “makthin” e PSG, skuadra nga Parisi humbet edhe Superkupën në Tel-Aviv

1 Gusht 2021, 20:49 Nga DOSJA
Lille kthehet në “makthin” e PSG, skuadra nga Parisi humbet

IZRAEL-Trofeu i parë i sezonit të ri i është caktuar. Superkupa e Francës i përket Lille. Takimi zhvilluar në Tel-Aviv mes PSG dhe kampionëve të Francës ka përfunduar me shifrat 0-1.Goli i Xekës në minutën e 44 -të ishte vendimtar për Lille, duke i dhënë kështu kampionëve të Ligue 1 Superkupën e parë në histori. Te PSG mungonin Donnarumma, Mbappe dhe Neymar, ndërsa nota e vetme pozitive për skuadrën e Pochettinos mund të konsiderohet paraqitja e mirë e Hakimit.

Pjesa e parë ishte pa emocione të mëdha, me sulmuesin Burak Yilmaz i cili shqetësoi portierin Navas me një goditje dënimi në fillim dhe Herrera u kundërpërgjigj me një goditje nga distanca në minutën e 27-të. Tentativa e parë dhe e vërtetë ishte e minutës së 44′ kur Xeka ia doli të shënojë një gol të mrekullueshëm duke mposhtur portierin e PSG.

Tentativat e Hakimit (në formë të mirë, por i ofenduar nga publiku izraelit për simpatinë që ka shprehur për Palestinën) nuk kanë dobi dhe parizianët shkojnë në gjysmëlojë në disavantazh.Në pjesën e dytë, Pochettino nuk ndryshon asgjë dhe shansi i madh i vjen kur Danilo godet me kokë por nuk ka kuadrat. Pavarësisht disa tentativave, skuadra pariziene del e mundur dhe nuk arrin të fitojë trofeun e parë të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lille psg lille psg

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...