Sport

Vetëm për 0,7 litra karburant, zyrtarët e Formula 1 përjashtojnë nga çmimi i Hungarisë Vettel dhe i heqin podiumin

1 Gusht 2021, 21:56 Nga DOSJA
Vetëm për 0,7 litra karburant, zyrtarët e Formula 1

HUNGARI-Sebastian Vettel i Aston Martin ka humbur vendin e dytë dhe është skualifikuar nga rezultati i Çmimit të Madh të Hungarisë pasi zyrtarët e garës nuk ishin në gjendje të merrnin mostrën e kërkuar të karburantit nga makina e tij pas garës.Piloti gjerman me meritë shkoi deri në vendin e dytë, duke luftuar shpesh edhe për kreun që i shkoi Esteban Ocon.

Por në fund të garës, ai ndali makinën në pistë duke mos arritur ta çonte deri në bokse, pasi i mungonte karburanti.Sipas rregullores, në çdo makinë duhet të ketë të paktën një litër karburant rezervë që të kontrollohet nga komisarët e pistës. Por Fetel kishte vetëm 0,3 litra ne njëvendshen e tij dhe kjo bëri që ndaj tij të hapej procedim.

Vendimi do të thotë që Lewis Hamilton i Mercedes trashëgon vendin e dytë, me Carlos Sainz të Ferrarit që përfundon në vendin e tretë.Aston Martin ka njoftuar synimin e tyre për të apeluar, duke shtuar në Tëitter: “Humbja e 18 pikëve është zhgënjyese për ekipin, ne treguam se makina jonë ka një ritëm të fortë gare.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport formula 1 vettel formula 1 vettel

Sondazh

Poll

Sport 1 Gusht 2021, 15:30

JAPONI – Atletët Gianmarco Tamberi i Italisë dhe Mutaz Essa Barshim i Katarit në garën e kërcimit së larti për meshkuj, të dielën në Tokio, kanë fituar nga një ...