Sport

VIDEO/ Dramë në finalen e “Gold Cup”, SHBA mposht Meksikën vetëm në sekondat e fundit

2 Gusht 2021, 11:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Dramë në finalen e “Gold Cup”, SHBA mposht

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë “Gold Cup” përballë Meksikës. Takimi zhvilluar në Las Vegas u mbyll me shifrat 1-0, ku goli i vetëm u shënua në minutën e 117′. Një ndeshje e luftuar ku 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan në 0-0, ndërsa kur u duk se dy skuadrat do i drejtoheshin ruletës së penalltive,ishte mbrojtësi Miles Robinson i cili goditi me kokë saktë duke i dhënë fitoren dhe kupën SHBA-ve.

Ky është titulli i shtatë i “Gold Cup” për ekipin amerikan duke iu afruar Meksikës që ka 8 tituj në këtë kompeticion. Eventi i CONCACAF mbledh skuadrat më të mira të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gold cup” shba “gold cup” shba

Sondazh

Poll