Sport

VIDEO/ Atletja hollandeze rrëzohet në start të garës, por në fund bën mrekullinë që askush nuk e priste

2 Gusht 2021, 12:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Atletja hollandeze rrëzohet në start të garës, por

HOLLANDË-Atletja hollandeze Sifan Hassan zhvilloi një garë të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në start të garës 1500m vrap, Hasan u rrëzua në tokë teksa konkurrentet e tjera u shkëputën afërsisht 25 metra, shpresat dhe ëndrrat e kampiones për lavdi olimpike u shuan,ose kështu menduan të gjithë.

Por, holandezja rimori fuqi dhe nisi një vrapim të fuqishëm ku pak para finishit e pa veten mes 5 më të mirave, por sforcoja e fundit e renditi të parën në baterinë A duke u kualifikuar për në finalen e madhe të garës së 5000 metrave.

 

This is an incredible recovery by the #Netherlands’ Sifan #Hassan who fell down with a lap to go in the 1500m, got up, and won her heat.

pic.twitter.com/oA1OFFeAct

— Paul Almeida (@AzorcanGlobal) August 2, 2021

Fituesja e katër herë e kampionatit botëror lindi në Adama, Etiopi, por iku në Holandë si refugjate kur ishte 15 vjeç dhe u bë qytetare holandeze në vitin 2013.Motrat kanadeze Gabriela Debues-Stafford dhe Lucia Stafford gjithashtu u kualifikuan në finale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hollanda sifan hassan tokio 2020 hollanda sifan hassan tokio 2020

Sondazh

Poll