Sport

Kampionet olimpike rikthehen në atdhe, qeveria e Kosovës thirrje qytetarëve: Të presim vajzat e “arta” në Prish

2 Gusht 2021, 10:37 Nga DOSJA
Kampionet olimpike rikthehen në atdhe, qeveria e Kosovës thirrje

KOSOVË-Qeveria e Kosovës ndihet krenare për prezantimin e ekipit të xhudos në Lojërat Olimpike që u zhvillua në Tokio. Pasi fituan dy medalje të arta me Distria Krasniqi në kategorinë 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë,qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për të pritur ekipin e xhudos.

“Pas triumfit historik në Tokio, vajzat e arta sonte kthehen në Kosovë. Ju ftojmë në festën e madhe të fitores, në ora 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Nuk diskutohet aspak pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës për të treguar sesa krenarë u ndjenë kur vajzat dardane ngritën lart flamurin dhe emrin e Kosovës në Olimpiadën e Tokyos.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kosova nora gjakova tokio 2020 xhudo kosova nora gjakova tokio 2020 xhudo

Sondazh

Poll