Sport

“Është bukur të rikthehesh në shtëpi”, Xhaka jep mesazh dashurie për Arsenalin dhe harron Romën

2 Gusht 2021, 11:20 Nga DOSJA
“Është bukur të rikthehesh në shtëpi”,

ANGLI-“Arsenali e di se çfarë dua”. Ishte 27 qershor kur Granit Xhaka i premtoi Romës se do të transferohen klubin italian.Pas më shumë se një muaj transferimi nuk u krye dhe tani mesfushori ka ka ndryshuar plotësisht versionin e tij:

“Është bukur të rikthehesh në shtëpi”, shkroi ai në rrjetet sociale duke postuar një fotografi me fanellën e klubit anglez.Duke parë që negociatat u bllokuan mes dy klubeve, 28-vjeçarit iu desh të qetësonte shpirtin e tij duke vendosur të vazhdonte rrugën e tij te “topçinjtë”.

 

 

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Arteta, trajneri i Arsenalit, ka konfirmuar Xhakën në skuadrën e sezonit të ri. Në fund të ndeshjes miqësore ndaj Chelsea-t,tekniku spanjoll foli për futbollistin.”Granit Xhaka do të qendrojë te Arsenal. Ai është një element kyç i ekipit tonë”. Përfundoi trajneri.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal roma xhaka arsenal roma xhaka

Sondazh

Poll