Aktualitet

Kalimi i truallit të Teatrit në pronësi të Bashkisë, Budina: Shkelje e rëndë kushtetuese, Rama s’firmos vetë, është

2 Gusht 2021, 09:10 Nga DOSJA
Kalimi i truallit të Teatrit në pronësi të Bashkisë,

TIRANË– Aktori dhe regjisori shqiptar Edmond Budina ka reaguar ashpër ditën e sotme kundër VKM-së që përcakton kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Budina e ka quajtur kryeministrin ‘burracak’ pasi ai nuk e ka firmosur vetë vendimin por ia ka lënë në dorë të tjerëve dhe ka shtuar se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do të ndalet as nuk do të lodhet derisa drejtësia të vendoset.

Pjesë nga deklarata:

“Ne jemi përsëri këtu për të denoncuar një tjetër akt vandal, antikushtetues, kriminal, të një qeverie kriminale. Ky vendim, kjo VKM shkel rëndë Kushtetutën dhe ata që e bëjnë këtë janë ça burracake. Kryeministri nuk e firmos vetë, por ia lë ca të tjerëve, si burracake. Nëse ai ka guxim të firmosë vetë. Ata që kanë firmosur për reformën në drejtësi, të dalin me fytyrën e vetë dhe të thonë se kjo reformë nuk po funksionon. Ne nuk dorëzohemi. Nuk lodhemi, deri sa drejtësia të vijë deri në fund. Jemi që qytetari të fitojë të drejtën e vetë. Nuk do të tërhiqemi, në të gjitha instancat shqiptare dhe ndërkombëtare. Jemi për të vendosur drejtësinë në këtë vend, sepse ky shtet ka rënë.”

Disa ditë më parë trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës. Kabineti i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur që të marrë përsipër kostot për të çuar deri në fund projektin e nisur në qendër të kryeqytetit, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina

Sondazh

Poll