Aktualitet

U gjetën 400 rrënjë kanabisi në pyjet e Gramshit, arrestohet inspektori i pyjeve, nën hetim 2 kryetarët e fshatrave (EMRAT

2 Gusht 2021, 08:18 Nga DOSJA
U gjetën 400 rrënjë kanabisi në pyjet e Gramshit, arrestohet

GRAMSH- 2 raste të kultivimit të kanabisit janë goditur ditën e sotme në Gramsh. Policia ka konstatuar 400 rrënjë kanabisi në 2 parcela të cilat po kultivoheshin në pyje të zonës së Gramshit, përkatësisht në fshatin Vidham dhe Lemnush.

Si pasojë e kapjes së lëndës narkotike, mësohet se ka rënën në pranga Inspektor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Gramshit, i cili është identifikuar si Atnand Zaim, 52 vjeç.

Ndërsa nën hetim janë vendosur 2 kryepleqtë, Ardit Braçi, kryeplak i fshatit Vidhan dhe Bedri Jonuzaj, kryeplak i fshatit Lemnush. Të dy kryepleqtë janë akuzuar për shpërdorim detyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gramsh

Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga inspektori i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, për shpërdorim detyre. Procedohen penalisht në gjendje të lirë dhe dy kryepleqtë e fshatrave Vidhan dhe Lemnush në Gramsh.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht një rast në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vidhan dhe një rast tjetër në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lemnush, ku janë gjetur të kultivuar fidanë kanabis.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush, Gramsh.

Vijon puna për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit braçi atnand zaim bedri jonuzaj gramsh kanabis ne gramsh ardit braçi atnand zaim bedri jonuzaj gramsh kanabis ne gramsh

Sondazh

Poll