Aktualitet

Alarm në Elbasan! Gjendet një granatë dore nga qytetarët, forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

2 Gusht 2021, 07:48 Nga DOSJA
Alarm në Elbasan! Gjendet një granatë dore nga qytetarët,

ELBASAN– Një alarm është dhënë nga disa kalimtarë në qytetin e Elbasanit, të cilët rreth orës 7 të mëngjesit, kanë konstatuar një granatë dore buzë rruge. Menjëherë është njoftuar Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, në lagjen ‘Brigada 17 Sulmuese’, ku kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë njoftuar menjëherë forcat xheniere.

Fillimisht ka mbërritur Policia e cila ka rrethuar zonën si edhe ka larguar banorët që ishin aty rrotull, ndërsa më pas forcat xheniere bënë edhe shpërthimin e kontrolluar të granatës. 

Ende nuk dihet sesi granata e dorës ka përfunduar në atë zonë, megjithatë kanë nisur hetimet për të gjetur “pronarin” e saj. 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet granate ne elbasan granate ne elbasan

Sondazh

Poll