Përplasje në Baldushk, një grua humb ndjenjat! Banorët dalin në protestë: Do ndërtohen 52 vila, po na bëhet hataja! (MOM
2 Gusht 2021, 08:53Nga DOSJA
TIRANË– Përplasje mes banorëve dhe efektivët e Policisë së Shtetit në fshatin Baldushk të kryeqytetit. Dhjetra banorë kanë dalë për të mbrojtur pronën e tyre, me pretendimin se po u merret pa të drejtë për të ndërtuar një kompleks me vila.
Siç edhe shihet në pamjet e siguruara nga Fax News, nuk ka munguar përplasja fizike mes punonjësve të policisë dhe banorëve, të cilët prej kohësh vijojnë të bëjnë rezistencë duke penguar nisjen e punimeve.
Banorët thonë se tokën e kanë të trashëguar dhe beteja ligjore ende nuk ka marrë fund, pasi Gjykata nuk ka dhënë ende një vendim të formës së prerë. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës pretendon se në zonë do të ndërtohen banesa për të gjithë të prekurit nga tërmeti, por banorët shprehen se kanë informacione që në vend të shtëpive do të ngrihen 52 vila.
Këta të fundit gjithashtu kanë bërë me dije se për pronat e marra, kanë përfituar një dëmshpërblim qesharak, ndërsa sot punonjësit e policisë u kanë prishur edhe pusin që e përdornin për furnizimin me ujë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË-4 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Policia e Lezhës bën me dije se dy prej tyre janë arrestuar ...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK lidhur me VKM-në për truallin në mes të Tiranës, ku edhe ndodhej godina. ...
U desh situata e rënduar e smokut të krijuar nga tymi helmues që çlirohet nga zjarri në fushën e depozitimit të mbetjeve në Mbrostar që banorët e Fierit ...
GRAMSH- 2 raste të kultivimit të kanabisit janë goditur ditën e sotme në Gramsh. Policia ka konstatuar 400 rrënjë kanabisi në 2 parcela të cilat po kultivoheshi...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në Unazës së Madhe të Tiranës tek mbikalimi i Pallatit me Shi...
ELBASAN– Një alarm është dhënë nga disa kalimtarë në qytetin e Elbasanit, të cilët rreth orës 7 të mëngjesit, kanë konstatuar një granatë dore buzë rruge. Menjë...
BRITANI E MADHE- Shqiptari Armand Hajredini është burgosur nga Gjykata pasi u shpall fajtor për rritjen e bimëve të kanabisit brenda një banese në qendër të Har...