Aktualitet

Punimet në Unazën e Re/ Balluku inspekton zonën: Para 31 gushtit hapim tunelin e 5-të

2 Gusht 2021, 08:05 Nga DOSJA
Punimet në Unazën e Re/ Balluku inspekton zonën: Para 31 gushtit

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në Unazës së Madhe të Tiranës tek mbikalimi  i Pallatit me Shigjeta- sheshi ‘Shqiponja’

Balluku është shprehur e kënaqur për cilësinë e punimeve dhe anën estetike duke u shprehur se ka marrë vëmendje të madhe ndërtimi i tij. Ajo tha se para fundit të mujit gusht do të hapet edhe tuneli i pestë në këtë lot dhe brenda vjeshtës do të bëhet e mundur lidhja e Saukut me Maternitetin e ri.

Në këtë segment po punohet me tre turne, ndërsa deri më tani janë kryer 50% e punimeve dhe po avancohet përditë për të përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku unaza e madhe belinda balluku unaza e madhe

Sondazh

Poll