Përdorim dhune dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Lezhë, procedohet pronari i një resto
2 Gusht 2021, 08:31Nga DOSJA
LEZHË-4 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Policia e Lezhës bën me dije se dy prej tyre janë arrestuar për dhunë në familje, dy të tjerë pasi drejtonin mjetet të dehur dhe pronari i një restoranti është proceduar penalisht për ndotje të ajrit.
Shefqet Rusi dhe Luan Zefi ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre ndërsa Alfred Margjonaj dhe Shkëlzen Reçi jan kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shefqet Rusi, 42 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po kështu u bë ndalimi i shtetasit Luan Zefi, 37 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Alfred Margjonaj, 42 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë dhe Shkëlzen Reçi, 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi Artur Malçi, 63 vjeç, banues në Kurbin, pronari i një restoranti. Procedimi ndaj këtij shtetasi ka filluar, pasi punonjësit e restorantit, me dijeninë e tij, kanë hedhur mbeturina në shtratin e lumit Mat. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK lidhur me VKM-në për truallin në mes të Tiranës, ku edhe ndodhej godina. ...
U desh situata e rënduar e smokut të krijuar nga tymi helmues që çlirohet nga zjarri në fushën e depozitimit të mbetjeve në Mbrostar që banorët e Fierit ...
GRAMSH- 2 raste të kultivimit të kanabisit janë goditur ditën e sotme në Gramsh. Policia ka konstatuar 400 rrënjë kanabisi në 2 parcela të cilat po kultivoheshi...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në Unazës së Madhe të Tiranës tek mbikalimi i Pallatit me Shi...
ELBASAN– Një alarm është dhënë nga disa kalimtarë në qytetin e Elbasanit, të cilët rreth orës 7 të mëngjesit, kanë konstatuar një granatë dore buzë rruge. Menjë...
BRITANI E MADHE- Shqiptari Armand Hajredini është burgosur nga Gjykata pasi u shpall fajtor për rritjen e bimëve të kanabisit brenda një banese në qendër të Har...