Aktualitet

Ulërima dhe mallkime! Banorët përplasen me Policinë në Baldushk, një grua humb ndjenjat. I zoti i pronës: S’besoj se d

2 Gusht 2021, 09:02 Nga DOSJA
Ulërima dhe mallkime! Banorët përplasen me

TIRANË– Policia e Shtetit dhe banorët në zonën e Baldushkut janë përplasur duke bllokuar ndërhyrjet në pronën e tyre, duke shtuar se po u merret prona pa të drejtë. Një prej banorëve të zonës, humbi ndjenjat pasi pa makineritë e ndërtimit teksa i afroheshin banesës së saj.

“A jeni në terezi? Nuk keni turp! Na nxorrën nga shtëpia. Ne e kemi tokën tonë, na e kanë marrë. Hajdutët! Po na marrin shtëpinë, mezi e kemi ndërtuar. Ne jemi akoma në proces gjyqësor, këta vijnë këtu në shtëpi. Shiko ça bëjnë! A ka më gjynah! Këtu do bëhen vila! Nuk do ndërtohen shtëpi për tërmetin. Se besoj ta dije as Edi Rama, as Veliaj. Se nuk do e bënin këtë punë! Se dinë që kanë njerëz këtu. Të vijnë më mirë, të na hapin një gropë dhe të na fusin të gjithë. Kjo është pjesë private, jo e shtetit. Këta nuk po presin për gjyq,”-shprehen banorët për kamerat.

Ndërkohë që pretendojnë se ende janë në proces gjyqësor për pronën dhe se në zonë nuk do të ndërtohen banesa për të dëmtuarit nga tërmeti i vitit 2019 por 52 vila, pronarët e të cilëve ende nuk dihen. Deri më tani, ende nuk ka asnjë reagim nga Bashkia për shpjegimin e situatës. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne baldushk tirane proteste ne baldushk tirane

Sondazh

Poll