Aktualitet

Theu orën policore, gjobitet me 1 milionë lekë menaxheri i një lokali në Shijak

2 Gusht 2021, 08:10 Nga DOSJA
Theu orën policore, gjobitet me 1 milionë lekë menaxheri i

SHIJAK– Një 33-vjeçar me iniciale G.B, menaxher i një lokali në Sjijak është proceduar pënalisht pasi është konstatuar duke organizuar ceremoni festive me muzikë pas orarit të lejuar .

Policia e shtetit bën me dije se 33-vjeçarit i është vendosur gjithashtu një xjobë prej  1 milion lekësh.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, menaxheri i lokalit, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shijak shijak

Sondazh

Poll