Aktualitet

Shkelën me dy këmbë vendimin e Kushtetueses! Aleanca për Teatrin depoziton tjetër kallëzim në SPAK: Të vendoset sekuestr

2 Gusht 2021, 08:27 Nga DOSJA
Shkelën me dy këmbë vendimin e Kushtetueses! Aleanca për

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK lidhur me VKM-në për truallin në mes të Tiranës, ku edhe ndodhej godina. AMT ka paditur kryeministrin Edi Rama, zëvendësin e tij Erion Braçe dhe kërkon nga SPAK që të vendosë sekuestro preventive mbi tokën për të respektuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese.

“Jemi në momentin që pronat, sipas vendimit, duhet kthyer në gjendjen e datës 7 maj 2020. Ne kemi argumentuar para SPAK se jo vetëm që ka shkelje të rënda të Kushtetutës, siç janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të zyrtarëve të larta, ajo e pengimit të zbatimit të një vendimi gjykate. Është e vërtetuar kallëzimi ynë i bërë me kohë, që në maj të 2020 që disponimi i truallit të teatrit përbën vepër penale.
Ne kemi kërkuar sekuestron preventime për truallin. VKM e re bazohet në transferimin e truallit. Akuzat tona në lidhje që ka, që nga ligji special dhe VKM që u cilësuan si anti-kushtetues. Po të shohim VKM e re, nuk ka të artikuluar fjalën Teatri Kombëtar, është sjellje tendecioze, jo vetëm anti-kombëtare, sepse duan të fshijnë historinë. Kjo VKM i hap rrugë, qartazi ndërtimit të kullave në teatër. E konsiderojmë emergjencë, pas 8 kërkesave për vendosjen e sekuestros. Nuk kemi përgjigje, shohim indiferencë te SPAK-u. Ne shohim si një rreshtim të dukshëm të SPAK në krah të këtyre zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. Me të gjitha mënyrat do të vendosim drejtësinë për Teatrin Kombëtar. Ato do të ndërtohen sërish, sepse kjo është kërkesa. Presim, sepse fakti që vijmë dhe trokasim në këto dyer, tregon që kemi besim që çëshjtja do të zgjidhet. Reforma në drejtësi po dështon, duke qenë se Gjykata Kushtetuese s’ka fuqi ndaj një vendimi të dhënë,”– tha Kalaja.

Disa ditë më parë trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës. Kabineti i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur që të marrë përsipër kostot për të çuar deri në fund projektin e nisur në qendër të kryeqytetit, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja spak teatri kombetar trualli i teatrit kombetar adriana kalaja spak teatri kombetar trualli i teatrit kombetar

Sondazh

Poll