Aktualitet

“Si s’të lodhi robëria?”, aktori Mehdi Malkaj kujton Çajupin dhe i ndryshon vargjet: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjar

2 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
“Si s’të lodhi robëria?”, aktori Mehdi Malkaj kujton

TIRANË– Aktori Mehdi Malkaj si një ndër përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i ka bërë thirrje të gjithë shiqptarëve që të reagojnë në lidhje me çështjen e Teatrit dhe për çdo padrejtësi tjetër.

Teksa sjell në vëmendje vargjet e njohura të poezisë së Çajupit, ‘shqiptar’, aktori ka ndryshuar pak fjalët e poezisë, duke mos kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama.

“Rilindasi i shquar Andon Zako Çajupi ka shkruar:

Shqipërine e mori turku,

i vu zjarr,

shqipëtar mos rri,

po duku,

shqipëtar

Të ka bere perendia luftëtar,

si s’te lodhi robëria, shqipëtar!

Edhe 100 vite para kështu kemi qenë, flemë gjumi. Shitet deti, nuk çohemi. Jo shitet, por falet. Shtypet populli e s’do t’ja dijë. Unë Çajuput po i ndryshoj pak tekst;

Shqipërinë e mori Edi, iu vu zjarr
Shqipëri mos rri por duku, shqipëtar
Të ka bërë perëndia luftëtar, e si s’të lodhi robëria,
Si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar,
E çohu a lumadh, çohu, se s’të gjen gjë
Do fitosh të drejtat e tua!”

Disa ditë më parë trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës. Kabineti i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur që të marrë përsipër kostot për të çuar deri në fund projektin e nisur në qendër të kryeqytetit, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mehdi malkaj mehdi malkaj

Sondazh

Poll