LIVE UPDATES
Politike

Qeveria injoron ‘Kushtetuesen’! VKM për kalimin e truallit të Teatrit tek Bashkia e Tiranës, i ndalohet transferi

31 Korrik 2021, 08:51 Nga DOSJA
Qeveria injoron ‘Kushtetuesen’! VKM për kalimin e truallit

TIRANË- Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës. Kabineti i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur që të marrë përsipër kostot për të çuar deri në fund projektin e nisur në qendër të kryeqytetit, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

“Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi,”-shkruhet në VKM, duke e bllokuar pronën e truallit vetëm për Bashkinë e Tiranës. Tjetërsimi i pronës, apo dhënia e saj në përdorim për palë të tjera duhet të bëhet me një tjetër VKM.

Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen disa javë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Por vendimi i Kushtetueses nuk është përfilluar nga qeveria, e cila edhe pse në kundërshtim, ia ka dhënë qeverisë lokale në dorëzim pronën. 

V E N D I M PËR KALIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, TË PASURISË NR.1/241, TË LLOJIT “TRUALL”, NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Politike Politike qeveria i kalon truallin e teatrit bashkise tirane qeveria i kalon truallin e teatrit bashkise tirane

Sondazh

Poll

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Aksidetohet turistët çekë në Tamarë, makina del nga rruga

Aksion në Elbasan/ Mbajti peng një person, arrestohet në mes të ditës Thanas Beko

Komisioni për Hartën gjyqësore/ 'Më vjen të qesh', Maks Haxhia: Më morën në telefon, ishte anulluar

Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, vendosen 268 masa administrative dhe pezullohen 21leje drejtimi

Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti i SHBA-së ngel me gojë hapur

Reforma Territoriale, Xhelal Mziu: Të bejmë një tur, marrim eksperienca, është çështje komplekse

Komisioni për Reformën Territoriale, caktohen ekspertët teknikë! Mziu: Të bëjmë tur në rajon

Rama dhe bashkëshortja e tij priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen

Iu gjet magazina me drogë në Fier, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

'Shqiptarëve po u ngushtohet laku'/ Berisha: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike

POROSIA/ Protesta e 7 korrikut, Berisha: Kërkoj intensifikim maksimal

Edi Rama flet vonesën e satelitëve, do i përdorë për fermerët: Do të vijnë brenda këtij viti!

Shifrat e INSTAT flisnin për rënie,Rama i kundërshton: Mbulojmë 97%të konsumit vendas.Ku ikën lopët?

Gruri problem për t'u shitur, Rama mburret: Na është rritur prodhimi

Rama ngre alarmin: Do të kemi një dimër të ashpër dhe mungesa të mëdha

Rama me charter privat në mes të krizës ekonomike/ Peleshi: Ka lidhje me dinjitetin e shtetit

“Ju s’menaxhoni dot dy mikrofonë”/ Salianji ironizon Peleshi: Na jepni dhe ne nga një lopatë

Peleshi: S'kemi avionë për shuarjen e zjarrit, s'na leverdis. Ka kosto shumë, e kam dhimbje koke

Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes

Sherr tek 'Siguria Kombëtare', Peleshi: Zjarre do kemi! Xhaferaj: Të kemi helikopterë në punë

Del VD-Ka momenti kur makina me nënë dhe djalin thyen kangjellat dhe përfundon në lumë

Mjeti me nënën e fëmijën në ujë, dalin pamjet nga Berati

Avionët për shuarjen e flakëve, Peleshi: Do blejmë orë tek NSPA. Noka: E provova unë, nuk ia vlen

Zjarri në Sazan, Peleshi: S'u shua vetë, uji vetëm do e 'eksitonte'. Duhet ndërhyrje nga terreni

Informacion "TOP SECRET"/ Kuvendi futet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë

KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e bej unë! (Pyet sekretariatin)

Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta, ajo dhuron gjak

“Me paratë e buxhetit kompensoni oligarkët”/Grida Duma: Qeveria nuk i shpërndani lekët për qytetarët

TEST 2

Shkrumbohet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Largimi i pushuesve nga Shëngjini krijon trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot

U bllokuan në Valbonë, evakuohen me helikopter 4 turistët

Policia në aksion, arreston 9 shoferë, gjobit 341 të tjerë

'Jemi njerëz të mirë e besnik'/ Rama: Mund ta përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

Deri në 179 km/h, makina inteligjente kap mat shoferët në Bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

Rama: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Statusi kandidat për në BE, Rama: Ukraina mos të kenë iluzione, mori ilaç kundër depresionit

Rama: S'ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhja depresive në Bruksel

Refuzon të largohet nga banesa, 50-vjeçari në Berat kërcënon të hidhet nga pallati

Rama takohet me shqiptaren në Austri, gruaja: Jam krenare që takova kryetarin

'Ulu', aksion policie në mes të natës në Astir, 2 persona shtrihen në tokë

'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron çdo ndryshim drejtimi të parregullt

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës