Sport

VIDEO/ Laçi lë zemrën në fushë për 100 minuta, kurbinasit nuk pyesin për milionat e Craiovës dhe kualifikohen për në r

29 Korrik 2021, 20:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Laçi lë zemrën në fushë për 100 minuta,

RUMANI– Laçi prek historinë. Skuadra kurbinase zhvillon një tjetër ndeshje të madhe ndaj Universitatea Craiova, e mbyll në barazim pa gola duelin e kthimit të raundit të dytë të Conference League dhe siguron një kualifikim historik falë fitores 1-0 në “Elbasan Arena” një javë më parë.

Ashtu siç pritej, rumunët u shfaqën shumë më agresivë në pjesën e dytë, por mbrojtja e mirë e kurbinasve dhe forma e shkëlqyer e portierit shkodran Alen Sherri, bënë që bardhezinjtë të ruajnë portën të paprekur dhe të sigurojnë kalimin në turin e tretë.

Kurbinasit kanë përfaqësuar denjësisht Superioren në Europë, ku tashmë një emër i madh si Anderlechti i pret për në raundin e tretë.

 

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league laçi conference league laçi

Sondazh

Poll