Sport

Prishtina, humbje që nuk “dhemb”, kampionët e Kosovës arrijnë raundin e tretë të Conference League

29 Korrik 2021, 20:30 Nga DOSJA
Prishtina, humbje që nuk “dhemb”, kampionët e Kosovës

UELLS– Prishtina kalon në raundin tjetër të Conference League. Kampionët e Kosovës përballë kishin uellsianët e Connah’s Quay Nomads. Takimi zhvilluar në Uells përfundoi 4-2 për vendasit, por kosovarët kishin në favor rezultatin e ndeshjes së parë që kishin fituar me shifrat 4-1. Goli i parë i takimit do të shënohej nga skuadra uellsiane kur Jamie Insall u tregua i saktë në minutën e 3′ të takimit.

Prishtina u rikthye rivalizuese dhe shënoi dy gola me Endrit Krasniqin në minutën e 29′ dhe 36′. Mëndjemadhësia ndoshta vrau prishtinasit të cilët në pjesën e dytë pësuan tri gola, fillimisht George Horan 47’ barazoi rezultatin, ndërsa Jamie Insall 57’ shënoi golin e dytë personal dhe të avantazhit.

Vendasit arritën ta gjejnë golin edhe me anë të Callum Morris 82′ për 4-2, por ky doli të jetë goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar duke bërë që Prishtina të kualifikohet më tej. Në raundin tjetër Prishtina do të luajë ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league prishtina conference league prishtina

Sondazh

Poll