Sport

Edhe Adriano solidarizohet me Biles: “Unë e di se çfarë ndodh me ty”

29 Korrik 2021, 17:10 Nga DOSJA
Edhe Adriano solidarizohet me Biles: “Unë e di se çfarë

BRAZIL – Edhe ish-futbollisti Adriano ka kometuar veprimin e gjimnastes amerikane Simone Biles, kampione olimpike në “Rio2016”.

Ajo përpos se “hapi vend” për shoqet e saj të skuadrës në garën ekipore, më pas u tërhoq edhe nga ajo individuale. 24-vjeçarja është tërhequr nga Olimpiada e Tokios, duke pretenduar, se po përjeton një gjendje të rënduar psiko-fizike.

Për këtë arsye, “Perandori” do t’i kushtonte një postim emocionues gjimanstes në Instagram: “Simone Biles… Unë e di saktësisht, – ka shkruar Adriano, – çfarë po ndodh me ty dhe nuk është e drejtë që njerëzit të të gjykojnë kaq rëndë.

Bëhu e lumtur dhe kujdesu për veten. Edhe unë e kam kaluar gjithë këtë dhe akoma sot më pyesin, pse dhe çfarë ndodhi. Zoti i falë këta njerëz të këqij”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “rio2016” 24-vjecarja ish-futbollisti adriano simone biles “rio2016” 24-vjecarja ish-futbollisti adriano simone biles

Sondazh

Poll