Sport

Chiellini rinovon: “Të hënën do të jem në Torino, dua të ngre trofe të tjera”

29 Korrik 2021, 15:24 Nga DOSJA
Chiellini rinovon: “Të hënën do të jem në Torino,

ITALI – Rinovimi i Giorgio Chiellini te Juventus ishte një formalitet dhe nuk ishte në diskutim. Atë e konfirmoi edhe presidenti Allegri në konferencën për shtyp, duke treguar mbrojtësin si kapiten.

Por tani, ishte vetë Chiellini, ai që i bëri gjërat më të qarta: “Të hënën do të jem në Torino për të filluar nga e para, dua të ngre disa kupa të tjera dhe të veshësh një fanellë pa ‘scudetto’ do të jetë një stimul shtesë”.

Pas triumfit në “Euro 2020” zyrtarisht si lojtar i lirë, rinovimi me Juventusin erdhi brenda pak javësh dhe me mbrojtësin akoma me pushime: “Më duhen edhe disa ditë, sepse muaji i fundit ishte tronditës. Kontrata me Agnellit tashmë është e përfunduar. Të hënën do të jem në Torino për të filluar nga e para”.

“Unë nuk kam menduar, madje as ëndërruar se do të ngrija kupën e Europës, si kapiten i ekipit kombëtar. Unë dua të ngre akoma më shumë kupa, sepse oreksi vjen duke ngrënë dhe veshur një fanelë pa ‘scudetto’ do të jetë një nxitje shtesë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 giorgio chiellini presidenti allegri të hënën do të jem në torino euro 2020 giorgio chiellini presidenti allegri të hënën do të jem në torino

Sondazh

Poll