Sport

VIDEO/ Drita tregon karakter në Hollandë, Feynoord kualifikohet në minutën e fundit

29 Korrik 2021, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Drita tregon karakter në Hollandë, Feynoord kualifikohet

HOLLANDË-Drita eleminohet në raundin e dytë të Conference League vetëm në frymën e fundit. Takimi zhvilluar në Rotterdam përfundoi me shifrat 3-2 për Feynoord, ku goli vendimtar për hollandezët u shënua në minutën e 90′. Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me vendasit që patën diçka më shumë dhe ishin hollandezët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 7′ me Guus Til.

Goli i vendasve u duk se Feynoord do ta kishte më të lehtë por nuk rezultoi kështu, pasi Drita u rikthye në lojë duke befasuar të gjithë me dy gola brenda katër minutave.Fillimisht ishte Marko Simonovski, i cili shënoi në minutën e 12′, ndërsa Astrit Fazliu në minutën e 16’ shënoi golin e avantazhit.Në pjesën e dytë hollandezët shfrytëzuan përvojën e tyre dhe arritën të shënojnë dy gola.

Guus Til ishte përsëri ai që shënoi në minutën e 68′ për të barazuar rezultatin në 2-2, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi në shtesë, duke bërë që i gjithë stadiumi të shpërthejë në festë. Një eleminim që “djeg” për skuadrën kosovare, por për mënyrën sesi u prezantuan, normalisht që Drita mund të ketë marrë duartrokitjet e publikut hollandez.

2⃣ Guus Til neemt Feyenoord bij de hand en zet de Rotterdammers met zijn tweede rake kopbal naast Drita. pic.twitter.com/qHX1A2Ko18

— ESPN NL (@ESPNnl) July 29, 2021

GUUS TIL met zijn hattrick ? pic.twitter.com/OVxec2dx7X

— ESPN NL (@ESPNnl) July 29, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league drita feynoord conference league drita feynoord

Sondazh

Poll