Sport

Ashtu si ndaj Siroki Brijeg, e gjithë Shkodra në stadium për kualifikimin e Vllaznisë, shitet numër i madh biletash

29 Korrik 2021, 16:11 Nga DOSJA

SHKODËR– Vllaznia në kërkim të historisë. Skuadra shkodrane do të luajë ditën e sotme sfidën e kthimit me qipriotët e AEL Limassol, përballje e vlefshme për raundin e dytë të Conference League. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 21:00 dhe ashtu si në takimin e parë ndaj Siroki Brijeg, Vllaznia do të ketë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve.

Të pranishëm në stadium do të jenë rreth 30% e kapacitetit, aq sa lejohet nga UEFA.Interesimi i mbështetësve ka qenë mjaft i madh, teksa zyra e shitjes së biletave ka nxjerrë një njoftim në xham ku lajmëron të gjithë të interesuarit se nuk ka asnjë biletë të mbetur. Sipas gjasave, janë shitur mbi 6 mijë bileta, dhe për Vllazninë ky do të jetë plus për të bërë paraqitje sa më pozitive.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league vllaznia conference league vllaznia

Sondazh

Poll